Surprise Me!

Top News - Situata në Bjellorusi/ Rama bisedë telefonike me Lavrov

2020-11-05 0 Dailymotion

Situata e tensionuar në Bjellorusi pas zgjedhjeve të zhvilluara pak ditë më parë për shkak se opozita nuk i njeh ato dhe i konsderon të manipuluara, ka vënë në lëvizje fakton ndërkombëtar për t?i dhënë zgjidhje krizës. Burime të sigurta për top news, bënë të ditur se në cilësinë e kryesuesit të OSBE, kryeministri Edi Rama, lidhur me krizën në Bjellorusi për gati 30 minuta ka zhvilluar një bisede telefonike me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov. Kryedimplomati rus mësohet se i ka konfirmuar kryeministrit shqiptar se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka kërkuar homologut bjellorus Aleksader Lukashenko qe të pranojë rolin e OSBE në zgjidhjen e krizës. Mesohet nga burime te mirëinformuara, se nga kjo bisede telefonike, Rames i eshte komunikuar per negocim mes paleve dhe Rusia ka mbeshtetur nevojen e nderhyrjes se OSBE per te nderhyre per te zgjidhur krizen. Edhe zyra e kancelares Merkel, e cila e mban presidencën e radhës të Këshillit Evropian, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrën e Kryeministrit Rama. Zëdhënësi i Merkel-it, tre ditë më parë është shprehur në favor të përfshirjes të OSBE-së në krizën që ka përfshirë Bjellorurinë pas zgjedhjeve. Nje dite me pare kryeministri Rama si kreu i presidencës së OSBE pati nje telefonate dhe me presidentin e keshillit Charles Michel për këtë cështje. Më herët gjatë ditës shefi i qeverisë ka pasur disa reagime ku iu ka kthyer pergjigje polemikave lidhur me faktin se përse ai nuk kishte udhetuar për në Minsk si kryesuesi i OSBE. ?Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve. Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun. Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t'i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë?, thuhet ne postimet e rames ne tëitter. Zgjedhjet në Bjellorusi u kundërshtuan nga opozita e cila ka protestuar gjatë këtyre ditëve pas rezutattit zyrtar që konfirmoi fitues Lukashenkon me 80 % të votave, që është në pushtet nga viti 1994 ndërsa opozita kishte marrë vetëm 10.12 për qind. Opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe liderja e saj Tsikhanouskaya u bëri thirrje liderëve europianë të "mbështesin zgjimin" e vendit të saj dhe të respektojnë zgjedhjen e popullit bjellorus Bashkimi evropian mbështeti propozimin e OSBE për dialog në Bjellorusi dhe thotë se është e gatshme të ofrojë asistencë të mëtejshme në këtë drejtim. në samitin e emergjecsës BE tha se refuzon rezu...

Buy Now on CodeCanyon