Surprise Me!

Qeveria paralajmëron masa të reja ekonomike, kartela për disa kategori të qytetarëve

2020-11-05 0 Dailymotion

Kryeministri në largim Oliver Spasovski, njoftoi për paketën e katërt të masave qeveritare. Ai njoftoi se do të ketë mjete financiare për pensionistët që marrin deri në 15 mijë denarë, të papunët që nuk kërkojnë punë, prindërit e vetëm dhe të falimentuarit. Përveç personave fizik, do të ketë ndihmë edhe për ekonominë.

Aty ku ka nevojë, shteti do të jetë këtu për të ndihmuar si biznesin ashtu edhe qytetarët. "Këto masa që i thash për pensionistët, të papunët punëkërkues pasivë, prindërit e vetëm dhe punëtorët e falimentuar janë katër kategoritë që kemi diskutuar deri më tani, dhe ato vendime do të zbatohen menjëherë pas formimit të qeverisë."-tha Oliver Spasovski, kryeministër Teknik Në Largim.

Nga Qeveria nuk deshën të zbulojnë detaje të mëtejshme. Ata thonë se tani është shumë herët sepse masat do të finalizohen në dhjetë ditët e ardhshme. Ajo që dihet deri më tani është se ndihma financiare nga shteti do të shpërndahet përmes kartelave pagesore. Dy paketat e para të masave kushtuan 200, dhe paketa e tretë ishte me vlerë 350 milion euro, para që qeveria i siguroi përmes huamarrjes në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare.  Komuniteti i biznesit ka reaguar disa herë se ndihma e marrë e sektorit privat nga shteti është minimale, dhe pretenduan se në përqindje, në raport me vendet e rajonit dhe më gjerë, qeveria në Maqedoni ka ndarë më së paku para për të kursyer ekonominë. Deri më tani, kompanitë kanë marrë ndihmë financiare në formën e subvencioneve të pagave në shumën e pagës minimale, dhe mundësinë e aplikimit për kredi pa interes. Nga ana tjetër, 229 kompani, megjithëse morën ndihmë nga shteti për të paguar pagën minimale për punonjësit e tyre, nuk i transferuan paratë në llogaritë e punëtorëve.

Ile Petreski

Buy Now on CodeCanyon