VMRO-DPMNE-ja nuk do të propozojë kandidat për nënkryetar të Kuvendit. Edhe pse kryetari i Kuvendit ka propozuar të ketë pesë nënkryetarë të ligjvënësit, njëri prej tyre që me i ligj i takon opozitës do të mbetet funksion bosh. Kjo sipas VMRO-së nuk nënkupton pranim të ofertës së kreut të LSDM-së Zoran Zaev për të hequr dorë nga ky funksion të dy partitë njëkohësisht. Nga LSDM-ja nuk tregojnë nëse do të kërkojnë një konsensus tjetër për të ulur numrin e nënkryetarëve por thonë se mbeten në qëndrimin e Zaevit. Ai një ditë më parë tha se nëse VMRO-DPMNE-ja heq dorë nga një nënkryetar, edhe LSDM-ja do të heqë dorë nga një nënkryetar, me ç?rast do të mbeten tre.

Kontestit për nënkryetarët e Kuvendit i bashkohet edhe opozita shqiptare. Numrin prej pesë nënkryetarësh e konsiderojnë të lartë por gjithashtu të padrejtë faktin që diskriminohet opozita shqiptare.

Alternativa ? Aleanca për Shqiptarët:

?Pasi që sipas normave juridike, Kuvendi përcakton numrin e nënkryetarëve, ne konsiderojmë që numri i propozuar është i tepërt. Por, megjithatë, ajo që për ne është më e rëndësishme, është mosdiskriminimi i opozitës shqiptare. Prandaj, nëse opozita duhet përfaqësuar në postin e nënkryetarëve, atëherë mendojmë që duhet të jenë të barabartë opozita shqiptare dhe ajo maqedonase.?

Gjatë përbërjes së kaluar ishte po ashtu në fuqi vendimi që parlamenti të ketë pesë nënkryetarë megjithatë këtë funksion e ushtruan vetëm katër nga radhët e shumicës. VMRO-DPMNE-ja edhe në atë përbërje nuk caktoj asnjë deputet për këtë funksion.

Ligji për Kuvendin parasheh që nënkryetari nga radhët e opozitës udhëheq me Këshillin për Kanalin e Kuvendit.

Ligji për Kuvendin:

?Me propozim të kryetarit të Kuvendit, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e opozitës është kryetar i Këshillit për kanalin e Kuvendit.?

Ky këshill duhet të mblidhet çdo tre muaj dhe të shqyrtojë çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e Kanalit të Kuvendit.

Nënkryetarët e Kuvendit paguhen më shumë se deputetët, kanë kabinet dhe nëpunës të kabinetit, çka nënkupton shpenzime shtesë nga buxheti i Kuvendit.

Fatlume Dervishi