#tvora #rtvoranews
Trau i Greqisë u mbyll, por shqiptarët do ta kalojnë natën jashtë në pritje të orës 6 të së hënës.

Greqia vijon të mos tolerojë sa i përket kuotës prej 300 personave që duhet të kalojnë në ditë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Edhe pse sot u duk sikur do të bënte një lëshim për shtetasit që mbetën në kufi, pas plotësimit të numrit diçka e tillë nuk ndodhi.

Shumica prej tyre janë që prej orës 7 në doganë dhe nuk janë larguar për asnjë moment, kjo për të mos humbur radhën.

Kjo do të jetë nata e dytë që shqiptarët do të kalojnë natën jashtë për të pritur orën 6:00 për hapjen e traut dhe për të kaluar më pas.

Mes tyre ka shtetas që të nesërmen u mbaron tamponi ndaj janë duke qëndruar në radhë dhe pritje prej shumë orësh.

Ndërkohë që disa prej tyre do të duhet të rimbushin formularin online për mjetet i cili ka vlerë vetëm 24 orë dhe do të ripaguajnë edhe njëherë tarifën prej 10 eurosh.

Mes shtetasve ka gra, fëmijë dhe të moshuar.

Sot ata u përballën me temperatura përvëluese ndërsa rreth 50 të tjerë u ndaluan nga policia tek kryqëzimi i fshatit Kapshticë për të mos krijuar radhë në doganë, por atje u përballën jo vetëm me temperaturat e larta por edhe mungesën e ambjenteve për kryerjen e nevojave personale apo blerjen e ushqimeve.

Në rast se palët shqiptare dhe greke nuk do të negociojnë për rritjen e numrit të kuotës për të kaluar më shumë se 300 persona, një situatë e tillë pritet të ndodhë edhe javën e ardhshme.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shqiptaret-do-ta-kalojne-naten-ne-kufi-ne-pritje-te-hapjes-se-traut-nga-greqia-neser/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv