Lajme Arkiva 2000
Edhe fasada e Ministrisë së Mbrojtjes është kthyer tashmë në pamjen e saj sipas stilit të vjetër. Punëtorët që kanë riparuar prej disa javësh për t'a kthyer atë në këtë gjendje, kanë hequr mbrëmë rrjetën qendrore që mbulonte pjesën e fasadës. Ndërsa ata që shëtisnin në mbrëmje në qendër të Tiranës, kanë patur rastin të shohin dhe njërën nga ministritë më të mëdha të riparuar.
Pas Ministrisë së Privatizimit dhe asaj të Bujqësisë, edhe Ministria e Mbrojtjes ka marrë pamjen e saj sipas projektit "Kthim në identitet", projekt i Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve. Kështu duket se ka përfunduar së riparuari pjesa më e madhe e ministrisë, ndërsa mbetet ende për të marrë këtë pamje edhe Ministria e Rendit si dhe Bashkia./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/