Lajme Arkiva 2000
Kanë debatuar dy orë para zgjedhësve dhe publikut të tyre dy rivalët kryesorë për Bashkinë Gjirokastër dhe më pas kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin. Me iniciativën e Institutit Amerikan për demokraci dhe ndëmjetësim, demokrati Ylli Asllani dhe socialisti Murat Kaçi, kanë ftuar gazetarë dhe mbështetës të tyre në një lokal në liqenin e Viroit.
Këtu, dy kandidatët kanë bërë dhe premtimet e tyre. Duhet vetëm një investim publik modest për të sjellë ujë në këtë vend turistik ka shtuar kandidati socialist. Ndërsa ai demokrat ka premtuar një kamping veror për fëmijët. Zhvillimi i biznesit, turizmit familjar, rregullimi i infrastrukturës ishin aspektet e platfomës së dy kandidatëve të cilët kanë debatuar me replika të thjeshta dhe pa tone fyese.
Në fund rivalët kanë shtrënguar dhe duart madje kanë uruar njëri-tjetrin me dolli dhe duke uruar suksese në zgjedhjet e 1 tetorit./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/