Lajme Arkiva 2000
Dy kandidatët për kryebashkiakë të qytetit të Korçës, socialisti Gjergji Duro dhe demokrati Thoma Ninji, kanë paraqitur bashkarisht alternativat e tyre për bashkinë në një ballafaqim publik. Nën kujdsin e Institutit Amerikan për Demokraci dhe Ndërmjetësim, dy rivalët politik kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin duke premtuar bashkëpunim dhe mirëkuptim pas 1 tetorit kur do të shpallet dhe fituesi me votën e korçarëve.
Në prani të gazetarëve dhe publikut, kandidati demokrat ka premtuar më shumë vëmendje për jetën social-kulturore, ndërsa kandidati socialist ka premtuar zhvillim infrastrukture, zbutje papunësie dhe të tjerë. Të moderuar dhe elastik, dy kandidatët ofruan për auditorin alternativat e tyre për të luftuar korrupsionin, strehim të 18% të qytetit aktualisht pa strehë, luftim të ndikimit të kulturës së huaj mbi atë shqiptare./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/