Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Është arrestuar për vjedhje shefi i policisë së rajonit Patos. Flamur Veliu 42-vjeç, numri 1 i policisë së Patosit, së bashku dhe me tre persona të tjerë, duke përfituar dhe nga pushteti që i jepte dhe detyra e tij, kanë vjedhur pas mesnatës 22 mijë litra solar, në stacionin e pompave të Zharrës.

Në errësirë të plotë të katër personat, kanë marrë të gjithë sasinë e solarit në dy autobote të mëdhenj me targa të Beratit dhe janë larguar nga stacioni i Zharrës për në Rroskovec. Patrulla e policisë ka kapur në flagrancë të dy autobotet, të cilët kanë rezultuar pa dokumente për karburantin që mbartnin, e më pas ka dalë që solari ishte vjedhur në Zharrë.

Duke përfituar nga errësira, të katër personat janë larguar duke lënë autobotet në duart e policisë, por disa orë pas vjedhjes shefi i policisë së Patosit, Flamur Veliu është arrestuar në Fier, ndërsa nga forcat e policisë të këtij rrethi, po punohet për kapjen e tre bashkëpunëtorëve në vjedhje, tashmë të identifikuar dhe të shpallur persona në kërkim.

Brenda pak javësh Flamur Veliu është shefi i dytë i një komisariati që ndalohet nga policia, për vepra penale. Shefi i komisariatit të Hasit është arrestuar para disa javësh me akuzën trafik makinash./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/