Lajme Arkiva 2000
Aleanca Demokratike ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie të Durrësit, Altin Buka. Kandidati Buka u ka bërë thirrje kandidatëve të tjerë për këtë post që të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët mirëkuptimi nën moton "Të gjithë për Durrësin". Më pas kandidati Buka është përqëndruar në situatën e regjistrimit të votuesve. Problemet e shumta shtynë një pjesë të elektoratit t'i shmangen kutive të votimit, ka thënë kandidati durrsak i Aleancës Demokratike, Altin Buka.
Ndërsa Partia Lëvizja e Legalitetit ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Kamëz, Bajram Lame. Ekonomisti Lame vjen nga shoqëria civile dhe së bashku me vëllezërit e tij biznesmenë, i ka dhuruar Bashkisë Kamëz dy autobusë dhe një makinë të re për pastrimin e plehrave. Klubit Sportiv Kamëz 64 uniforma sportive, dhe 10 topa dhe pajisje të tjera.
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Dashamir Shehi, ka paraqitur përpara elektoratit zotin Valter Lubonja si kandidat të së Djathtës së Bashkuar për minibashkinë 8 të kryeqytetit. Shehi e ka quajtur Lubonjën si alternativë të re zgjidhjeje që ofron një program konkret për eliminimin e problemeve të zonës./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/