Avioni i parë komercial në një fluturim të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) është nisur nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit, gati tre javë pasi të dyja vendet njoftuan një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Avioni, që I përket kompanisë El Al Israel Airlines kreu një udhëtim tre orësh drejt Abu Dabit. Në bordin e tij ishte një delegacion i zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë, përfshirë Jared Kushner këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Meir Ben-Shabbat. Në Abu Dabi, zyrtarët do të takohen me përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe për të zhvilluar diskutime mbi fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. ? Përderisa ky është një fluturim historik, shpresojmë se do të nisë një udhëtim edhe më historik në Lindjen e Mesme dhe më gjerë", u shpreh Kushner që drejtoi bisedime sekrete të cilat rezultuan në marrëveshjen mes Izraelit dhe Emiratave. Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përshëndeti realizimin e fluturimit si një shembull ?të paqes".

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Izrael#UAE#TopChannel