Surprise Me!

Report TV -4 viktima nga COVID-i, rriten të infektuarit, 75 të shëruar

2020-11-05 0 Dailymotion

TIRANE-Katër qytetarë humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, një më pak se dje. Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. Ndërkohë që është rritur numri i të infektuarve në krahasim me ditën e djeshme. Nga 101 raste që ishin dje, sot janë shënuar 133 të prekur nga 820 testime që janë bërë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme. "Pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë. Mesatarja javore e rasteve të reja për javën 35 është 153 raste /javë" thuhet në përditësim.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t?u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 ? Statistika (31 Gusht 2020)
Testime totale 62837
Raste pozitive 9513
Raste të shëruara 5214
Raste Aktive 4015

Humbje jete 284 (Qarku Tiranë 133, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 16, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2092
Durrës 530
Shkodër 284
Lezhë 199
Korçë 178
Elbasan 159
Fier 144
Kukës 131
Vlorë 126
Berat 83
Dibër 52
Gjirokastër 37

Buy Now on CodeCanyon