#tvora #rtvoranews
Edhe tenderi i shportës së bebes në Bashkinë e Tiranës rezulton të jetë zhvilluar pa garë.

Në buletinin e prokurimeve publike bëhet e ditur se për procedurën me fond limit 13.455.000 lekë pa TVSh, kanë marrë pjes tre kompani.

Subjekti i parë sipas të dhënave zyrtare nuk ka nuk ka paraqitur ofertën ekonomike në përputhje me Shtojcën 1 të DST.

Ndërsa i dyti ka ofruar 42.984.000. Fituesi PAB Tirana rezulton të ketë bërë një ofertë prej 43.650.000 lekësh.

Gjithësesi pas analizave të mostrave dhe operatori i dytë, edhe pse me ofertë më të ulët është skualifikuar për mos përmbushje të kritereve.

Një tjetër tender, për të cilin është shpallur fituesi është dhe mirëmbajtja e automjeteve të mbrojtjes së konsumatorit me vlerë 2.997.280 lekë ku pjesëmarrës kanë qenë sërish tre operatorë por dy janë skualifikuar.

Fitues ka mbetur kompania ?Vilnik Motors? me ofertën 2.832.300 lekë pa TVSH.

E njëjta situatë është dhe për tenderin e mirëmbajtjes së pemëve me vlerë 3.300.000 lekëve.

Pjesëmarrës ka qenë vetëm ?Pastrime Silvio? me ofertë ekonomike 3.230.000 lekë pa TVSh dhe rrjedhimisht dhe fituese.

Në të tre rastet nuk ka pasur ankime por fakti është se në to ose janë skualifkuar konkurrentët ose ka qenë vetëm një pjesëmarrës.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/tre-tenderat-e-tiranes-skualifikohen-konkurrentet-ne-gare-mbetet-vetem-fituesi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv