Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Zgjedhësit e zonës 2 të kryeqytetit tek Porcelani, kanë pasur sot mes tyre kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës Edi Rama. Për minibashkinë e kësaj zone kandidon një zonjë, e cila u prezantua nga Musa Ulqini. Edi Rama ka premtuar para banorëve të kësaj zone më shumë respekt qytetar nga bashkia e drejtuar prej tij, ndaj halleve të vetë kryeqytetasve.

Edi Rama:- ?Unë mora përsipër të hyjë në këtë garë elektorale, këtë nuk e bëra sepse kisha ngelur në këmbë dhe më duhej një kolltuk, por këtë e bëra sepse kam dëshirë të kontribuojë në qytetërimin dhe europianizimin e Tiranës. Gjithashtu duke prerë me votën e lirë, një herë e mirë rrugën e rrëmujës dhe të rrumpallës?.

Votoni për mua, tha Rama, që të mendojë dhe të punojë për ju. Me banorët e zonës 2, Rama mbylli dhe takimet e fazës së parë të fushatës së tij, ku në fund ai u kujtoi të rinjve takimin me ta nesër në orën 5 në Pallatin e Kongreseve. Për të parë ecurinë e punimeve për përgatitjen e takimit të madh të së nesërmes, me të rinjtë kryeqytetas Rama shkoi vetë tek Pallati i Kongreseve. I shoqëruar dhe nga vajzat e stafit të tij, Rama nuk përtoi të përdorte dhe aftësitë e tij prej piktori në ndihmë të skenografit. Për takimin e pasdites nesër në orën 5 Rama tha:

Edi Rama:- ?Unë them që zbulimi do të jetë nesër, për gjithë ata të rinj që do të jenë në këtë takim, ku do të fillojmë në 5 pasdite këtu në sallën e Pallatit të Kongreseve dhe do të mbarojmë deri në orët e vona të natës. Kjo shënon dhe mbylljen e fazës së parë të takimeve elektorale, e cila vazhdon me fazën e saj të dytë, në takimet e tjera të një lloji tjetër?./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/