Lajme Arkiva 2000
KQZ ka sqaruar sot se afati i dorëzimit të listave paraprake të zgjedhësve ka përfunduar brenda afatit të përcaktuar. Ky komision nuk ka miratuar asnjë vendim tjetër për shtyrjen e afatit të listave paraprake të zgjedhësve. Madje u ka bërë thirrje shumë politikanëve të ndryshëm që të mos prononcohen për problemet që janë në kompetencë të KQZ-së.
KQZ ka nxjerrë dhe një udhëzim për mënyrën e përgatitjes së listës përfundimtare të zgjedhësve. Kjo listë do të përbëhet nga dy pjesë. Zgjedhësit që janë regjistruar në listat e rishikuara nga komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore deri më 17 shtator 2000 dhe zgjedhësit që figurojnë në listat e marra nga baza e plotë e të dhënave nga të Qendrës Informative Financiare që kanë shenjën "L" të larguar si dhe nuk figurojnë në listë.
Këta të fundit do të pajisen me një vërtetim për të votuar në vendbanimin pranë qendrës përkatëse të votimitnë përputhje me regjistrin e gjendjes civile duke krijuar mundësi të barabarta për të votuar si gjithë zgjedhësit e tjerë. Ky udhëzim është miratuar nga KQZ për të shmangur çdo rrezik të mohimit të këtyre zgjedhësve për të votuar me 1 tetor./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/