#tvora #rtvoranews
Në një prononcim për mediat, ish-deputeti Endri Hasa zbardhi skemën e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e pronarit të Reoport TV, Carlo Bollinos për llogari të kryeministrit Edi Rama.

Hasa tha se vetëm për periudhën 7 mujore kompania Web & Development Communication e Igli Gjelishtit ka përfituar7,5 miliardë lekë tendera në dy vitet e fundit.

Ish-deputeti u shpreh se kj komapni i ka transferuar kompanisë së Carlo Bolinos C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

Hasa publikoi dokumentin ku sipas tij, nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.

Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet.

Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve.

Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pd-denoncon-skemen-e-korrupsionit-qeveria-rama-1-miliard-leke-ne-xhepat-e-carlo-bollinos/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv