Surprise Me!

Top News - Vaksina Covid/ SHBA “ndahet” nga të tjerët

2020-11-05 10 Dailymotion

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump nuk do të angazhohet në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të zhvilluar dhe shpërndarë një vaksinë kundër COVID-19 sepse ?nuk dëshiron të kufizohet nga grupe shumëpalëshe si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)?.

Lajmi e përcjell Asocciated Press, ndërkohë që një ditë më parë ishte Washington Post, që raportonte vendimin amerikan për tu angazhuar vecant për vaksinën. Trump vendosi kohë mëparë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga OBSH-ja për të cilën thotë se është shumë e ndikuar nga Kina dhe ka nevojë për reformim. Gara për prodhimin e një vaksine të sigurtë kundër Covid 19 ka nisur prej muajsh.

Në të janë përfshirë disa vende të botës, ndërsa të tjerë thjesht po bashkojnë përpjekjet për të pasur sukses kundër sëmundjes. Kështu më shume se 150 shtete I janë bashkuar strukturës globale të vaksinimit, COVAX, një program që ka për qëllim që synon të bashkojë fondet e shteteve të pasura dhe të organizatave joqeveritare, me qëllim krijimin e vaksinës dhe shpërndarjes së saj më pas nëpër botë.

Kjo përpjekje koordinimi është e lidhur me OBSH-në që pretendon se qeveritë që bëjnë marrëveshje me prodhuesit individualë të vaksinave do të përfitojnë sipas saj edhe vaksina rezervë në rast se marrëveshjet dypalëshe me prodhuesit, nuk rezultojnë të suksesshme.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#OBSH#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon