Surprise Me!

Presidenti Mejdani dekoron gjeneralin Aleks Andoni - (22 Shtator 2000)

2020-11-05 6 Dailymotion

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në përfundim të karrierës ushtarake, Gjeneral Brigade Aleks Andoni është dekoruar sot nga Presidenti Mejdani me Medaljen e Artë të Shqiponjës. Në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, ushtarakë të lartë, koleg dhe miq të gjeneral Andonit kanë marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit.

?Punë e palodhur në reformimin dhe riorganizimin e ushtrisë shqiptare? është motivacioni i dekoratës. Medaljen e Artë të Shqiponjës, Andonit ia ka dorëzuar Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni. Vetë Aleks Andoni, ka falënderuar të gjithë kolegët dhe miqtë, si dhe Presidentin e Republikës për këtë medalje.

?Nuk mund të lë pa kujtuar në këtë moment edhe mundimin e të gjithë oficerëve shqiptarë në mbrojtje të reparteve ushtarake, ku vetëm pas vitit ?97, 15 oficerë kanë rënë në mbrojtje të ushtrisë shqiptare, ose duke çminuar zonat e banuara? është shprehur vetë gjeneral Andoni.

Karriera e Aleks Andonit përfundon me detyrën Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon