Surprise Me!

Nisin regjistrimet ne universitete - News, Lajme - Vizion Plus

2020-11-05 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej kësaj të mërkure kanë nisur regjistrimet në fakultete për të gjithë maturantët, që kanë rezultuar fitues në raundin e parë.
Të rinjtë kanë mundësi të regjistrohen në një prej degëve deri më 15 shtator.
Një pjesë e tyre shprehen se kanë rezultuar fitues në vetëm një degë, ndërkohë që të tjerë patën mundësi të zgjidhnin mes preferencave.
STUDENTE
?Kam zgjedhur financën, sepse më pëlqen shumë ekonomia dhe më duket degë e mirë. Kisha dhe preferenca të tjera nga ku u pranova, por preferenca ime e parë ishte financa.?
?Po regjistrohem për gjuhë të huaj gjermanisht- anglisht, kisha dhe preferenca të tjera por nuk më dolën.?
?Inxhinieri, nuk ishte preferenca ime e parë. Preferenca ime ishte mjekësia, por e kisha të sigurt që nuk doja ta vazhdoja këtu në Shqipëri.?
Ndërkohë viti akademik parashikohet të fillojë në muajin nëntor, pasi gjatë tetorit një pjesë e studentëve do të japin provimet e mbartura.
ALBAN KORBI
ZV. DEKAN FAKULTETI EKONOMIK
?Viti akademik parashikohet të nisë në muajin nëntor. Pasi muaji shtator dhe tetori janë përcaktuar për të kryer provimet e mbartura ato studentë, të cilët nuk i dhanë gjatë qershorit apo korrikut.?
Ndërkaq datat 16 dhe 17 shtator janë përcaktuar për maturantët, të cilët do të kenë mundësi të çregjistrohen dhe të aplikojnë sërish për kuotat e mbetura bosh në degët që preferojnë.

Buy Now on CodeCanyon