Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Demokratike ka deklaruar sot se përshëndet vendimin e përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtar se në listat e zgjedhësve për Tiranën do të rezultojnë rreth 470 mijë votues. Partia Demokratike falenderoi sot komunitetin ndërkombëtar për ndihmën dhe angazhimin serioz në këtë çështje.

Sipas demokratëve, kjo erdhi pasi kryetari Berisha paraqiti dokumente të qarta, që vërtetonin plotësisht pretendimet e PD, për manipulimet në lista. Ndërsa zëdhënësi i OSBE-së Jovani Porta, ka deklaruar:

Jovani Porta:- ?Dëgjova sot se çfarë Partia Demokratike, ka deklaruar në lidhje me dokumentet që dorëzojë Berisha dje pranë OSBE-së. Ne bëmë kontrollin tonë në lista dhe nuk gjetëm manipulime të listave. Emrat që na dha zoti Berisha, si të munguar në lista i gjetëm të regjistruar atje. Ne nuk gjetëm asnjë manipulim nga ana e qeverisë. 470 mijë është numri i votuesve në Tiranë. Këta ishin të regjistruar para se ne të flisnim me Berishën?.

Kjo nuk është rezultati i një vendimi që dha OSBE, por rezultat i punës së bërë nga strukturat e angazhuara për këtë qëllim./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/