Në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, Franca dhe Greqia janë duke diskutuar një shitblerje të madhe armësh, marrëveshja për të cilën nuk ka përfunduar ende.

Ujdia duhet të përfshijë dy fregata, avionë luftarakë Rafale dhe armë të tjera ndër të cilët dhe raketa. Bisedimet për marrëveshjen e armëve mes dy vendeve morën një impuls të ri pasi presidenti francez Emmanuel Macron e deklaroi hapur pozicionin e tij pro-Athinës në ngërçin e krijuar me Ankaranë për shkak të kërkimeve të saj për gaz dhe naftë ne Mesdhe.

Deri tani Parisi ka dërguar dy avionë luftarakë Rafalë dhe një fregatë në Qipro në shenjë mbështetjeje për Greqinë. Kjo e fundit po kërkon të gjejë mënyrat për të rritur shpejt kapacitetin e vet ushtarak dhe sipas disa raporteve në mediat lokale, pret nga pala franceze një prezantim formal të ofertës gjatë javëve në vazhdim për dorëzimin e dy fregatave dhe 12 deri në 18 Rafale-ve.

Greqia pat diskutuar në vitin 2008 blerjen e një avioni të tillë, por hoqi dorë nga ai plan për shkak të krizës financiare.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#France#TopChannel