Surprise Me!

Top News - Basha-qeveria dështoi/ Klima e biznesit, Shqipëria në fund

2020-12-04 0 Dailymotion

Kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar sërish kryeministrin Rama për dështim të politikave ekonomime të qeverisë së tij. Duke iu referuar raporton te fundit te EuCham, i cili e rendit Shqiperine ndër tre vendet e fundit në Evrope për të bërë biznes, Basha thekson se ky eshte nje tjeter konfirmim se qeveria Rama ka deshtuar.

?Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqiperine ndër tre vendet e fundit në Evrope për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime.
Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune?, shprehet Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Më pas kreu I opozitës thekson se ringjallja e ekonomisë shqiptare bëhet nëpërmjet planit të Partisë Demokratike për taksimin e sheshtë 9%, pasi sipas tij nëpërmjet tij luftohet konkurenca e pandershme dhe korrupsioni dhe do ti japet frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Raporti i EuCham për vednet më të mira europiane për të bërë biznes e rendit Shqipërinë në vendin e 44 nga 46 që janë në total, duke lënë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën dhe Ukrainën. Raporti është bazuar mbi të dhënat e Bankës Botërore dhe të Transparency International.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#Government#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon