#tvora #rtvoranews
Një aksident rrugor i mori jetën një-32 vjeçari mëngjesin e kësaj të enjte (3 shtator), në Shkodër.

Zaim Verri, banues në fshatin Velinaj, po udhëtonte me motorçiklete në aksin rrugor Shkodër ? Muriqan, kur në fshatin Oblikë humbi kontrollin e saj dhe për pasojë u përplas me një shtyllë.

Goditja ishte e fortë dhe ai mori plagë të rënda në trup, ku megjithëse u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, nuk arriti të mbijetonte.

Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip ?Dayang?, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër?, informon policia.

Shërbimet e policisë që mbërritën në vendngjarje nisën hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti.

Të dhënat e para sipas ndërtimit të skemës paraprake nga grupi ekspertizës, kanë nxjerrë se 32- vjeçari ka humbur kontrollin e motorçikletës dhe ndonëse ka tentuar të frenojë, përplasja me shtyllën ka qënë e pashmangshme.

Goditja e fortë i ka shkaktuar plagë në disa pjesë të trupit që kanë rezultuar fatale për jetën e tij, megjithë përpjekjet e mjekëve.

Aksidentet rrugore fatkeqësisht vijojnë të përgjakin rrugët e vendit duke shënuar çdo ditë bilance të rënda, që i ngjajnë për nga numri i viktimave atyre të zonave të luftës.

Megjithë ndërhyrjet e kryera në përmirësimin e infrastrukturës dhe masave të marra nga policia rrugore, Shqipëria mbetet në krye të listës për numrin e aksidenteve fatale në raport me numrin e popullsisë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shkoder-motori-perplaset-me-shtylle-humb-jeten-drejtuesi-32-vjecar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv