#tvora #rtvoranews
Me thirrjet ?Duam paret tona!? mesditën e sotme naftëtarët e Ballshit tentuan të futen me forcë në rafinerinë e naftës gjatë protestës së radhës këtë të enjte, 3 shtator, për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.

Ata u përplasën ashpër me forcat e Policisë që kishin krijuar në barrikadë për të mos lejuar që uzina të merrej nën kontroll nga naftërarët.

Por e enjtja rezultoi ditë fitoreje për naftëtarët.

Kompania e re që do të vërë në punë uzinën u ofroi marrëveshje.

Direkt nisi nënshkrimi i marrëveshjeve individuale, ndërsa naftëtarët do të marrin një pagë paradhënie 50 mijë lekë.

Të hënën në këto kushte mund të rinisë puna në uzinë.

Ndërsa për pagat e prapambetura thuhet se kompania nuk do t?i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme me të cilën është fituar gjyqi.

Puna në rafinerinë e Naftës në Ballsh u ndërpre vjeshtën e kaluar pasi firma që e menaxhonte akuzoi Bankers Petrolium se nuk e furnizonte me naftë bruto.

Prej asaj kohe, naftëtarët e mbetur të papanë dhe papaguar kanë protestuar në vazhdimësi ndërsa zhvilluan edhe një grevë urie.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/naftetaret-e-ballshit-ne-pritje-per-rifillimin-e-punes-ne-uzine/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv