Gjatë kontrolleve të policisë në akset rrugore në 24 orët e fundit janë pezulluar 45 patenta, janë arrestuar 12 shoferë dhe janë vendosur 1355 gjoba.

Gjobat e vendosura janë 239 për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore. 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve që vinin nga jashtë vendit.191 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 211 për përdorim të celularit.

129 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 457 masa për parkime të gabuara.

12 masa për shkelje të semaforit si dhe 93 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.

Gjithashtu janë pezulluar 45 patentë nga të cilat 35 prej tyre, pasi drejtuesit e mjeteve kane ecur me shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 10 të tjerë kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollet vetë policisë janë vendosur në pranga edhe 12 shoferë, 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve.