#tvora #rtvoranews
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për Presidentin e Republikës Ilir Meta, i cili do të zhvillojë konsultime me krerët e partive politike, për konsultimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Ora 09: 30 ? Në presidencë do të pritet kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Ora 09: 45 ? Meta ka ftuar kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Mësohet se në vend të tij do shkojë sekretari Arjan Madhi.

Ora 11:00 ? Në selinë e presidencës është kërkuar të jetë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, apo dhe personat e autorizuar prej tij.

Ora 12:00 ? Vetëm një orë pas bisedës me mazhorancën, Meta ka ftuar në takim Lulzim Bashën apo dhe personat e autorizuar prej tij.

Ora 12:30 ? Në presidencë është ftuar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, apo dhe personat e autorizuar prej saj.

Ora 17:30 ? Në presidencë është e ftuar Rudina Hajdari.

Dy datat e mundshme ? Sipas ndryshimeve të reja, zgjedhjet zhvillohen në periudhën 15 prill ? 15 maj, kjo për të mos ndikuar në sezonin turistik. Por, një tjetër periudhë mbetet dhe 15 tetor deri në 15 nëntor.

Deri më tani duket se palët kanë rënë dakord që votimet të mbahen në periudhën prill ? maj. Sipas kodit zgjedhor data e zgjedhjeve duhet të shpallet 9 muaj para mbarimit të mandatit të kuvendit aktual.

Ndërkaq, ambasadorja e SHBA përmes një shkrese dërguar partive kryesore u kërkon forcave politike ti bëjnë veting kandidatëve të cilët duhet të jenë me integritet moral. Sipas saj liderët e partive janë përgjegjës për përzgjedhjen e tyre.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/konsultimi-per-daten-e-zgjedhjeve-meta-fton-ne-presidence-mediun-ne-vend-te-tij-shkon-sekretari-i-pr/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv