Surprise Me!

Top News - Athina rrëzon NATO-n: “S’ka bisedime me Turqinë”, por Mitsotakis e bën një hap prapa!

2020-12-04 0 Dailymotion

Athina i mohoi pretendimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg sipas të cilit Greqia dhe Turqia u pajtuan me idenë e bisedimeve teknike si mënyrë për të shtensionuar situatën në Mesdheun Lindor.

Burime diplomatike greke thanë për Euractiv se e vetmja mënyrë që të ulen tensionet, është tërheqja e anijeve turke nga ujërat greke. Paskësaj, vetë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, doli me deklaratën se Ankaraja duhet të ndalë ?kërcënimet?. Ai shtoi se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të informojë më vonë Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres mbi ?veprimtarinë e paligjshme? të Turqisë. Stoltenberg, më herët pat thënë se të dy aleatët e NATO-s kishin ?rënë dakord të fillojnë bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma që do të zvogëlonin rrezikun e incidenteve në Mesdheun Lindor?.

Tensionet mes dy vendeve janë pershkallezuar qe prej 10 gushtit kur Turqia dërgoi anije kërkimore dhe ushtarake në Mesdhe. Greqia dhe Qipro pretendojnë se ky veprim ka shkelur sovranitetin e tyre. Athina u përgjigj duke organizuar stërvitje detare me disa aleatë të BE-së dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Bashkimi Europian ka kërkuar vazhdimisht nga Turqia të ndalojë aktivitetet e kërkimit duke kërcënuar me vendosje të sanksioneve ndaj Ankarasë nëse ajo nuk pranon të zgjidhë mosmarrëveshjen përmes dialogut.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KyriakosMitsotakis#NATO#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon