#tvora #rtvoranews
Të paktën 20 zyrtarë të policisë rezultojnë se janë të përfshirë në ish-Sigurimin e shtetit, dhe vijojnë të mbajnë pozicione të rëndësishme në organizatën blu.

Emrat e tyre janë zbuluar pas verifikimeve për llogari të procesit të vettingut në radhët e policisë. 8 prej tyre janë zyrtarë aktualë, por edhe drejtues Rendit, dy prej të cilëve kanë kaluar procesin e vettingut me sukses.
Krahas pozicioneve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, zyrtarët janë pozicionuar në Akademinë e Sigurisë, në drejtoritë rajonale të kufirit dhe në pozicionin e shefave të komisariateve.

Vijimësia e të ashtuquajturve ish-sigurimsa në pozicione të tilla, për drejtorin e institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Çelo Hoxha është problematike për qytetarët shqiptarë që kanë vuajtur gjatë asaj kohe por jo vetëm.

Sipas tij, formimi që kanë marrë në atë kohë bën që të jetë present rreziki për implementimin e disa metodave të papranueshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Por me sa duket këta janë vetëm 20 emrat e parë, pasi drejt Autoritetit të Dosjeve është dërguar nëj listë e gjatë për verifikim

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/te-pakten-20-zyrtare-te-policise-se-shtetit-ish-sigurimsa/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv