Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Një letër nga Edi Rama ka mbërritur këto ditë në çdo shtëpi tiranase. Një mesazh miqësor, ku kandidati për Bashkinë e Tiranës shprehet, se sfidat e kryeqytetit tonë të përbashkët kapërcejnë kufijtë e partive politike. Letra mbyllet me moton ?Çdo vendim është i tillë pasi është i drejtë dhe nuk është i drejtë thjesht sepse është vendim?.

Në takimin me sportistët tiranas, Edi Rama premtoi ngritjen e një komisioni për sportin brenda bashkisë, rikthimin e terreneve sportive, në mënyrë që sporti të bëhet një element thelbësor në luftën kundër drogës dhe kriminalitetit.

Edi Rama:- ?Ka filluar të bëjmë ç?është e mundur që në oborret e shkollave, në palestrat e shkatërruara të shkollave të mesme, apo edhe në ato vende ku ne mund të bëjmë diçka për shkolat 8-vjeçare, të investohemi seriozisht, për të bërë të mundur, që drogën, kriminalitetin dhe të gjitha veset e tjera të mund t?i luftojmë në mënyrë frontale me anë të sportit?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/