Këta janë Faik dhe Shkëlzen Buci, babë e bir të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci 8 vite më parë. Ngjarja e ka zanafillën në Shtator të vitit 2012, kur janë gjetur eshtrat e një njeriu në Malin me Gropa në Dajt. Pasi eshtrat u çuan në një laborator në Kosovë, rezultoi se bëhej fjalë për Eglantina Bucin, e cila nuk ishte denoncuar më parë si e zhdukur nga familja.

Hetimet zbuluan se autorë të vrasjes së 23-vjeçares janë babai i saj Faik Buci dhe vëllai, Shkëlzen Buci.

Eglantina Buci kishte vendosur të bashkëjetonte me një djalë në zonën e Freskut, pa pëlqimin e familjes. Kjo ka bërë që babai dhe vëllai i saj ta vrasin. Në vitin 2012, Shkëlzen Buci e rrëmbeu motrën në zonën e Freskut nën kërcënimin e armës dhe më pas e vrau bashkë me babain, si dhe e groposën në Mali me Gropa.

Në vitin 2017-të nisi mbledhja e provave, ku dëshmitë treguan se Eglantina Bucin e kishin vrarë anëtarët e familjes.

Sot policia ka arrestuar babain e saj, Faik Bucin, ndërsa vëllait, Shkëlzen Bucit, ia ka komunikuar akuzën në burg, pasi ai ndodhet i dënuar me 13 vite, për shkak se ka tentuar të vrasë aktorin Mishel Prela në vitin 2017-të, në Tiranë.

Policia konfirmon se vrasja është kryer me motive paragjykuese, për shkak se babai dhe vëllai nuk e pranuan lidhjen e saj me një djalë në Tiranë. Familja nga Dibra jetonte në zonën e Babrrusë në kryeqytet. Faik dhe Shkëlzen Buci akuzohen për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/