Shkollat janë gati për nisjen e vitit të ri shkollor. Drejtuesit kanë bërë ndarjen e klasave në grupe më të vogla në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Arsimt.

E tillë është edhe shkolla 9-vjeçare ?Niket Dardani?, e cila do të funksionojë me 3 turne. Për shkak se veç 400 nxënësve të saj, në këto ambiente zhvillojnë mësimin edhe 150 nxënësit e shkollës ?Xhezmi Delli?, e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas drejtuesve janë marrë masat që shkolla të plotësohet me sinjalistikën e duhur se si duhet të lëvizin nxënësit. Ndërkohë që pjesë e mësimit plotësues, veç atyre që nuk kanë ndjekur dot mësimin online, janë bërë edhe nxënës të tjerë.

Prej datës 3 Shtator ka nisur edhe shpërndarja e teksteve falas në përdorim për nxënësit nga klasa e parë në klasën e shtatë. Ndërsa nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta i blejnë tekstet në pikat e shitjes së shtëpive botuese.

Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/