Agresiviteti i virusit është ulur. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se tashmë shumica e të prekurve po e kalojnë më lehtë sëmundjen.

?Thirrjet janë më të ulura krahasur me Korrik-Gushtin. Forca e infektimit ka rënë pavarësisht numrave që duket sikur ka ardhur çdo gjë në rritje. Vet sëmundja ka forma shumë të lehta. Ka shumë njerëz që e kalojnë me 2-3 ditë, me shenja të lehta dhe as me temperature?.

Sipas Bratajt, në javët në vijim pritet një ulje e numrit të infektimeve.

?Vlerat e Gushtit ishin rezultat i Qershor-Korrik me lirimin e masave. Do të presim akoma edhe ulje të tjera të shifrave, por ajo që është shqetësuese është kryqëzimi i stinëve me të gjithë faktorët favorizues dhe jo favorizues?.

I pyetur për numrin e lartë të vdekjeve në Gusht dhe atyre të dy muajve të fundit për shkak të koronavirusit, Brataj thotë se mbi 90% e viktimave kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

?Mos t?i veshim vetëm ngjyrën e Covidit numrit të të vdekurve, sepse janë 6 muaj. Shumica, për të mos thënë mbi 90%, janë me sëmundje shoqëruese, që edhe një grip ose sëmundje tjetër mund të shkaktonte humbjen e jetës?.

Eksperët thonë se me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit nuk duhet të ulet vigjilenca, pasi historia e koronaviruseve tregon se ato mbijetojnë në temperatura të ulëta. Sipas tyre, këtë periudhë duhet të ashpërsohen masat frenuese.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/