Surprise Me!

Top News - Turqia tregon forcën/ Mobilizon ushtrinë me Qipron veriore

2020-12-04 0 Dailymotion

Në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, Turqia ka vendosur të zhvillojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Stërvitja, e quajtur "Martiri Kapiten Cengiz Topel Stuhia Mesdhetare 2020", do të zgjasë pesë ditë nga data 6 deri në 10 shtator. Një stërvitje e tillë planifikohet përvit, me qëllimin të ndihmojë mes të tjerash edhe në trajnimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes Komandës së Forcave turko-qipriote të paqes dhe Komandës së Forcave të Sigurisë të Republikës Turke të Qipros Veriore" .

Por këtë radhë mobilizimi për të, është ndryshe. Stërvitja do të zhvillohet me pjesëmarrjen e forcave tokësore, ajrore dhe detare.Tensionet kanë ardhur duke u rritur prej javësh në Mesdheun Lindor ndërsa Turqia dhe Greqia kanë kryer secila manovra ushtarake në zonë. Greqia e kundërshton eksplorimin aktual të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të përvijojë një territor detar të pretenduar nga Turqia bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk. Turqia është vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.

Ankaraja këmbëngul se edhe ajo dhe Qipro Veriore kanë të drejta në rajon dhe më herët deklaroi se burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen drejt mes administratës greko-qipriote dhe asaj turko-qipriote, e cila I ka lëshuar një licencë për kërkim kompanisë shtetërore të naftës, Turkish Petroleum (TPAO).Të dy vendet u kanë bërë thirrje aleatëve të tyre për mbështetje, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të ndërmjetësojë mes tyre.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turkey#NorthernCyprus#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon