#tvora #rtvoranews

Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparueshme në shtëpinë e tij.

Deri para një jave ai ka jetuar në çadër, madje fëmija i tretë ka lindur pikërisht aty duke qenë një nga historitë e vështira të periudhës së pas tërmetit.

Duke qenë me fëmijë të vegjël Eduarti ka marrë një vendim të rrezikshëm duke lënë çadrën e duke u kthyer të jetojë në shtëpinë e dëmtuar.

Gjatë bisedës me përfaqësuesin e PD-së, kreun e FRPD, Belind Këlliçi, ai thotë se shtëpinë fillimisht ia kanë vlerësuar si të pabanueshme dhe për tu shembur.

Por më pas ekspertët e tjerë që kanë bërë vlerësimin kanë ndryshuar mendje dhe e kanë klasifikuar banesën në nivelin e mesëm DS2 për riparim dhe jo rindërtim megjithëse inxhinierët që në krye të herës i kanë thënë të mos hyjë në atë banesë pasi rrezikon të shembet.

Shuma që përfiton nga ky vlerësim nuk i mjafton për të bërë asgjë me shtëpinë, ndërsa jeton vetëm me 100 mijë lek të kempit si invalid, vetë i gjashtë.

Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.

Këlliçi: Eduart, sa veta jeni?

Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër.

Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu?

Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.

Këlliçi: Në shtëpinë e prishur?

Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës.

Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu?

Qytetari: DS.. Ka ardhur dhe më kanë thënë? kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.

Këlliçi: Edhe si të klasifikuan?

Qytetari: Pastaj kur ka dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet.

Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë?

Qytetari: Asnjë lloj gjëje!

Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare?

Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!

Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në shtëpi?

Qytetari: Asnjë gjë!

Belindi: Sa fëmijë ke?

Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh.

Këlliçi: 6 muajsh?!

Qytetari: 6 muajsh!

Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër?

Qytetari: Në çadër, ne çadër!

Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?

Qytetari: Po!

Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni?

Qytetari: Unë jam invalid. Marr një kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra).

Belindi: Vetë i gjashtë?

Qytetari; Vetë i gjashtë!

Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër?

Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/denoncimi-i-banorit-nga-kurbini-po-jetoj-n...