Surprise Me!

Ora News - Devoll, shkolla e rrënuar, nxënës e prindër të fshatit Përparimaj ankohen për kushtet

2020-12-04 2 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Kur na ndajnë pak ditë nga nisja e arsimor, shumë nxënës në të gjithë vendin do të rikthehen në klasa në ambiente të papërshtatshme! Një prej tyre është edhe shkolla e fshatit Përparimaj në Devoll, ku mësimi zhvillohet në një godinë të rrënuar dhe pa kushte higjieno- sanitare aq të rëndësishme në kohën e luftës me koronavirusin!

Në këtë shkollë të rrënuar, me xhama të thyer, pa ngrohje e kushte higjieno sanitare do të nisin vitin e ri mësimor mes pandemisë së koronavirusit nxënësit e fshatit Përparimaj në Devoll.

Në mungesë të tyre, klasat janë bërë strehë për zogjtë shtegtarë

Mësimi online gjatë muajve të izolimit thonë se u la boshllëqe, por shkolla ku kërkojnë të kthehen nuk u ofrojnë kushte për të mësuar.

?Kushtet janë shumë të këqija. Shkolla ka suva të rënë, ka dritare të thyera.?

Godina është ndërtuar në vitet 1970 dhe prej asaj kohë banorët thonë se ndërhyrjet kanë munguar pavarësisht se premtime u janë dhënë.

?Muret janë të thyera. Tani do të fillojë edhe i ftohti.?

?Është bërë qysh në vitin 1971. Nuk fillojnë dot mësim fëmijët.?

Rreziku i koronavirusit ka shtuar frikën e prindërve.

?Unë nuk mendoj se mund të fillojë mësimi i fëmijëve me atë gjendje.?

Përgjegjësi i Shkollës, Dritan Staro thotë se situata është e njohur dhe e njëjtë prej vitesh, ndërsa së fundmi kanë marrë një lajm të mirë për ndërhyrje

?Shkolla ka ujë se nuk ka pasur më parë, gjendja fizike e banjës dhe shkollës lë për të dëshiruar.?

Procesi mësimor do të nisë më 14 shtator ndërsa rikthimi në klasa bëhet me protokoll kundër koronavirusit ku higjiena është thelbësore, por që në shkollën e Përparimaj do të jetë mision i vështirë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/devoll-shkolla-e-rrenuar-nxenes-e-prinder-te-fshatit-perparimaj-ankohen-per-kushtet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon