Surprise Me!

Rriten rastet e infektimeve, sërish viktima nga covid-19

2020-12-04 0 Dailymotion

153 persona janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Covid-19, katër pacientë.

Sipas ministrisë shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, ndërsa 153 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Ndërsa 130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6106 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.
Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar.
I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.
Rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Prandaj i drejtohemi qytetarëve dhe bizneseve të kenë më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 ? Statistika (6 Shtator 2020)
Testime totale 67904
Raste pozitive 10255...

Buy Now on CodeCanyon