Surprise Me!

Top News - Vendim i ri për mjekësinë ligjore/ Autopsia e viktimave

2020-12-04 3 Dailymotion

Këtë të mërkurë që shënoi ikjen e saj kalendarike, Qeveria në mbledhjen e radhës miratoi dhe vendimin për një funksionim të ri të Mjekësisë Ligjore. Ky institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë është miratuar që në vitin 2003, por tashmë me disa ndryshime.
Një prej detyrave të saj me këtë vendim të ri qeverie ishte edhe përfaqësimi i ekspertëve të saj edhe në gjykatat e shkallëve të dytë, ndryshme gjykatat e Apelit. Ndërsa në pikat e tjera të ligjit, thuajse nuk kishte asnjë ndryshim nga VKM-ja ekzistues. Një tjetër ndryshim ka të bëjë edhe me zbatimin e ligjit, në raport me një tjetër ligj të miratuar në Kuvend për Autopsitë.
Por, pavarësisht nga kjo, duket se Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka atë kompetencë që duhet. Sepse, mjafton një krahasim. Ditën e lindjes fëmija pajiset me një kartelë që verifikon lindjen e tij. Kështu duhet të ndodhë edhe në rastet e vdekjeve qofshin këto në ambiente spitali, apo jo.
Objektet kryesore të ekspertimeve të mjekësisë ligjore janë ekspertimet në persona, me dëmtime trupore të shkaktuara nga dhuna apo nga aksidentet e ndryshme për të përcaktuar veçoritë e dëmtimeve, mekanizmin e dëmtimeve dhe për të përcaktuar shkallën e dëmtimit në përputhje me Kodin e Procedurës.
Këtu ekspertohen të gjithë ata persona që denoncojnë për ushtrim dhune ndaj tyre, personat që pësoje dëmtime, si pasojë e aksidenteve të ndryshme si automobilistike, hekurudhore apo ato të ndërtimeve etj, eksperton gjendjen seksuale, krimet seksuale etj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Autopsia#Vendim#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon