Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të takohen sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel.

Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë rregullimet e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave.

Takimi i nivelit të lartë i dialogut Kosovë-Serbi është planifikuar të fillojë në ora 10:00.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të japë një deklaratë për shtyp përpara fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së Mirosllav Lajçak në fund të takimit. Të dy deklaratat do të transmetohen në kanalet e Këshillit dhe EbS, rreth orës 10:30 dhe deklarata e diplomatit sllovak pas përfundimit të takimit.

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

?Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke?, tha Hyseni.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik. Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JosepBorrell#MirosllavLajçak#TopChannel