#tvora #rtvoranews

Partia Demokratike thotë se projekti politik i Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin e organizuar e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe nga korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes.

Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se imazhi i Shqipërisë është ai i një vendi ku lehtësisht mund të investohen dhe të pastrohen paratë e aktivitetit kriminal.

Sipas tij ky nuk është një konkluzion i Partisë Demokratike, por është gjetje konstante e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Alibeaj: Për 4 vite rresht raportet zyrtare të Uashingtonit e cilësojnë Shqipërinë si ?vend kryesor për pastrimin e parave?, për shkak të korrupsionit, shtimit të rrjeteve të krimit të organizuar dhe zbatimit të dobët të ligjit nga qeveria.

I njëjti shqetësim është ngritur nga strukturat e specializuara të Këshillit të Europës dhe, së fundmi, edhe nga organizata të huaja që llogarisin se në Tiranë, vetëm në 3 vitet e fundit, janë pastruar rreth 1.6 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.

Cili është reagimi i qeverisë në ikje të Edi Ramës? A po e lufton qeveria fenomenin e pastrimit të parave, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në rrënimin e biznesit të ndershëm, apo që zhvlerëson kursimet e shtresës së mesme me çmime stratosferike artificiale?

Alibeaj thekson se shqiptarët e kanë provuar në lëkurën e tyre se kryeministri në ikje jo vetëm nuk ka në plan të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ka shumëfishuar aktivitetin kryesor të pastrimit të parave, dhënien e lejeve të ndërtimit në të gjithë vendin, veçanërisht në kryeqytet dhe në bregdet.

Alibeaj: Një sërë ndërtimesh të mëdha në Tiranë; projekte të resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhura publike dhe private; një pjesë e mirë e koncesioneve po mbështeten me para të pista dhe janë mekanzima për riciklimin e parave të ardhura nga droga dhe korrupsioni.Në vend që të luftojë pastrimin e parave, qeveria në ikje e Edi Ramës tentoi të bëjë amnisti fiskale për ligjërimin e parave të pista të krimit dhe të korrupsionit të qeveritarëve.

Ai garantoi se me Partinë Denokratike në krye të qeverisë së vendit nuk do të ketë amnisti fiskale për krimin dhe për pastrimin e parave të pista të pushtetit të korruptuar.

Alibeaj: Plani ynë ?Ndiq paranë? do të jetë një instrument i fortë që në Shqipëri të sundojë ligji, puna e ndersh, në mënyrë që paratë e krimit dhe të korrupsionit qeveritar të mos i zënë frymën ekonomisë së familjeve shqiptare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/alibeaj-paraja-e-piste-po-mbyt-biznesin-e-ndershem-dhe-shtresen-e-mesme/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly...