Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Edhe Drejtoria e Policisë së Prefekturës së Elbasanit, ka tashmë sallën e saj operative. Ky investim u realizua falë ndihmës të misionit Interforcë, të policisë italiane. Në ceremoninë e inaugurimit, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Rendit Spartak Poçi, komisari i policisë së Elbasanit Koseni deklaroi, ?ky central do të mbulojë me radiovalë, nëpërmjet antenave të drejtuara, të gjithë territorin e prefekturës?. Pas kësaj Koseni kërkoi ndihmë në automjete, e cila do të përsoste edhe më tej punën e policisë së Elbasanit.

Në shkallë vendi, kjo prefekturë zë vendin e parë për nga madhësia e sipërfaqes së territorit dhe vendin e dytë pas Tiranës, për numrin e popullsisë. Ministri Poçi tha, se pas sallave operative në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet e Berat, me një investim prej 4 milion dollarësh, këto salla do të shtrihen në të gjithë territorin e Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare ? Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/