Një banesë në katin e pestë të një pallati në Shkodër është përfshirë nga flakët.<br /><br />Ngjarja ka ndodhur afër Urës Dervishbeg në qytetin veriperëndimor.<br /><br />Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje për të stabilizuar situatën. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.