http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të hënë se shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura, duke thënë se mbyllja e tyre do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët.Sipas tij, ky vendim u mor nga ekspertët duke vlerësuar kushtet e pazakonta të krijuara nga pandemia e koronavirusit.
Në një takim me mësuesit më të mirë të Tiranës, kreu i qeverisë theksoi se mësimi onlinë do të vijojë paralelisht, duke iu shërbyer nxënësve për të përvetësuar dijet e tyre në lëndë të caktuara. Për Ramën, sistemi do të fillojë të adaptohet, duke ndarë mësimin e lëndëve të caktuara në televizion dhe aktivitete të tjera në shkollë.?
Jemi në gjendje të ofrojmë një rrugë alternative mësimi për të gjithë nxënësit, sidomos në kushtet e sotme, kur procesi arsimor është i sfiduar nga domosdoshmëria për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe familjeve. Ne e dimë se me hapjen e shkollave rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia e transmetimit dhe është një sfidë më vete.
Por duke vlerësuar nga ekspertët këtë vendim dhe duke parë vendet e tjera, e pamë që mbyllja e shkollave ishte një lajm i keq dhe do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët, me pasoja që ne nuk jemi në gjendje t?i llogarisim deri në fund.
?RTSH shkolla? ka një vlerë të madhe, jo thjesht për shkak të kësaj situate, që nuk e dimë kur do të mbarojë, por për dy aspekte të tjera: mundësia që i jepet çdo nxënësi kudo në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë, si dhe të plotësojë bindjen e vet për lëndë të caktuara, pasi mësimi do të jepet nga mësues të kalibrit të lartë.
?Rama premtoi se do të ketë rritje page edhe për mësuesit në mbarë vendin, me buxhetin e ri.?Do të bëjmë një rritje të re pagash edhe për mësuesit, ashtu si për mjekët, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, besoj me buxhetin e ri.
Kjo besoj se është shumë e merituar, dhe ne duhet të bëjmë më shumë se sa për tërësinë.?