Surprise Me!

Kapet bosi shqiptar i drogës, agjenti u shtir si vajzë shqiptare në Instagram e i la takim në Londër

2020-12-04 15 Dailymotion

U arrestua sot një nga kokat e grupit e grupit kriminal që u godit  ne operacionin ndërkombëtare Italo ? shqiptare  gjatë muajit gusht. Ai është Elton Hamza, dhe akuzohet se bashkë me Robert Myftarin i arrestuar bashkë me 35 anëtarë të tjerë, në bashkëpunim prej vitit 2015 krijuan një grup kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike në rrugë detare, nga Vlora në drejtim të Barit.<br /><br />Agjentët kanë përdorur një teknikë specialë për arrestimin e tij. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Hamza, nisur nga fakti që ishte një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, kishte një profil Instagrami, por me emër tjetër, për të cilin Anti Mafia ishte në dijeni. Ata kanë krijuar një profil fals të një vajze shumë të bukur, e cila e ka joshur Hamzën dhe kanë lënë takim në një kafene në Londër. Megjithatë, kur ka shkuar në takim, Hamza nuk ka gjetur vajzën e bukur, por agjentët e Anti Mafia të cilët i vunë prangat.Gjatë operacionit në Gusht, policia përveç arrestimeve sekuestroi një sasi droge me vlerë mbi 40 milionë euro. Hamza dhe të tjerët u përgjuan për më shumë se 4 vite. Në këte hark kohor u goditë  disa herë dhe policia u ka sekuestruar drogë dhe euro, por grupi nuk e ndaloi aktivitetin. Antimafia italiane kërkoi bashkëpunimin e SPAK, pasi grupi drejtohej nga shqiptare. 10 pjesëtarë te këtij grupi kriminal u arrestuan në Shqipëri, përkatësisht në Vlorë dhe në Tiranë.

Buy Now on CodeCanyon