Partia Demokratike përmes Albana Vokshit vijon akuzat ndaj Taulant Ballës se ka favorizuar mikun e tij Edmon Bego të përfitojë 10 milionë euro në kundërshtim me ligjin. Sipas PD-së, Bego nga viti 2015-2018 ka marrë 10 milionë euro të paguara kundër ligjit si nënkontraktor për punimet në autostradën Tiranë - Elbasan, ndërsa kërkon hetime nga SPAK për këtë gjë.

Vokshi shprehet se autostrada Tiranë-Elbasan është një nga modelet sesi veprat më të mëdha publike janë përdorur nga qeveria e Edi Ramës për të futur në xhepat e pushtetarëve miliona euro përmes nënkontraktorëve të diktuar nga qeveria, ndërsa hedh akuza se Rama dhe Balla janë përgjegjës për gjobitjen e re 44 milionë euro nga Arbitrazhi Ndërkombëtar për Tiranë-Elbasan.

Autostrada Tiranë-Elbasan është një nga modelet sesi veprat më të mëdha publike janë përdorur nga qeveria e Edi Ramës për të futur në xhepat e pushtetarëve miliona euro përmes nënkontraktorëve të diktuar nga qeveria.

Trafikanti i drogës Edmond Bego është prova më e qartë dhe e pakundërshtueshme se ai hyri si nënkontaktor pas vitit 2015 dhe u pagua 10 milionë euro për punimet në autostradë vetëm pasi lidhi miqësi me Taulant Ballën.

Pagesat për mikun trafikant të numrit 2 të Partisë Socialiste, përmes kompanisë ?Inerte Express?, janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Janë 10 milionë euro të paguara kundër ligjit si nënkontraktor për punimet në autostradën Tiranë - Elbasan, që kur Edmond Bego u bë mik familjar me Taulant Ballën.

Lista e pagesave tregon se punimet e trafikantit të Taulant Ballës janë kryer për firmën ?Aktor? nga viti 2015 deri në vitin 2018 në kundërshtim me ligjet e vendit.