Surprise Me!

Baton Haxhiu: I thone Kryeminister koti, por nuk eshte i tille

2020-12-05 2 Dailymotion

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti mori pjesë pak ditë më parë në takimin në Shtëpinë e Bardhë në SHBA ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike me Serbinë. Kjo marrëveshje e nënshkruar mes Kryeministrit kosovar Avdullah Hoti dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, u bë me ndërmjetësimin dhe praninë e Presidentit amerikan Donald Trump.

Analisti nga Kosova, Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, është shprehur se Avdullah Hoti, që vjen nga radhët e LDK-së, nuk është rastësisht në postin e Kryeministrit.

Madje, ai e ka vlerësuar figurën e Kryeministrit Hoti, për të cilin thotë se ka një perceptim të gabuar në publik, por që në fakt është e kundërta.

?Është personalitet i fortë, edhe pse duket se ka një butësi. Thonë Kryeministër koti, por nuk është i tillë. Në këtë studio kam thënë mbajeni mend këtë djalë me çantë në dorë që nuk është i rastësishëm aty?.

Duke komentuar mbi marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e të cilës ishte edhe njohja e Kosovës nga Izraeli, Haxhiu theksoi se Presidenti Donald Trump këtë e ka bërë për interesat e SHBA-së.

?Trump nuk e bëri njohjen e Izralit për shkak të Kosovës dhe Serbisë, atij i duhej një shtet mysliman që ta njohë dhe ta bëjë ndryshimin në Lindjen e Mesme. Ai nuk do ta bënte kurrë po mos të ishte ambasada në Jeruzalem. Po bën presion në vendet e vogla se në vendet e mëdha s?ka mundësi?. /tvklan.al

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon