Dy vite e gjysëm pas shembjes së banesave si shkak i rrëshqitjes së tokës në fshatin Blinisht të Mirditës, banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet.<br /><br />Përballë kësaj situatë ata protestuan këtë të martë para prefekturës së Lezhës, duke kërkuar zgjidhje të problemit të tyre. Sipas banorëve i gjithë dokumentacioni iu është përcjellë institucioneve qendrore, por ende nuk është dërguar për miratim pranë Këshillit të Ministrave. Ata paralajmërojnë bllokim të Rrugës së Kombit, pasi rrëshqitja e dherave ka ardhur nga papërgjegjshmëria e institucioneve gjatë ndërtimit të autostradës.
