Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Është përuruar sot monumenti i themeluesit të Tiranës, Sulejman Pash Mulleti. Në prani të këshillit bashkiak, të të ftuarve të nderit dhe qytetarëve të Tiranës është zbuluar monumenti i Sulejman Pashës, punuar nga skulptori Maksim Shurdhi. Sulejman Pash Mulleti, luftoi në ushtrinë turke. Në vitin 1580 iu dha nga sulltani fermani i pashallëkut për Tiranën. Pas kësaj ai filloi hedhjen e themeleve të para të Tiranës.

Në ceremoninë e përurimit të monumentit të simbolit të nderit të Tiranës, përshëndeti dhe kandidati demokrat për kryetar bashkie Besnik Mustafaji. Kthim në identitet për kryeqytetin, do të thotë nderimi i figurave që themeluan dhe ne do të nderojmë të gjithë këta emra, ka vlerësuar Mustafaji. Mbiemrat e familjeve të vjetra dhe të nderuara të Tiranës, duhet të vendosen në të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit, ka premtuar, kandidati demokrat për kryetar bashkie./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/