Surprise Me!

Pas 2 vitesh, Bylykbashi hap dyert e kuvendit për PD-LSI! Përzgjidhen emrat e Komisionit të Posaçëm

2020-12-05 0 Dailymotion

TIRANË- Pas gati dy vitesh opozita jashtëparlamentare do të hyjë në kuvend me mandatin e dhënë për Oerd Bylykbashin si anëtar në komisionin e posaçëm për ngritjen e KQZ së re. Partitë politike kanë zyrtarizuar katër emrat e anëtarëve të Komisionittë Posaçëm për formimin e KQZ së re. Në përgjigje të thirrjes së Gramoz Ruçit, i cili me anë të një letre i kërkoi grupeve parlamentare, por edhe Lulzim Bashës e Monika Kyemadhit t?i dërgonin sa më parë Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre, palët kanë përzgjedhur emrat të cilëve do t?i besojnë krijimit e KQZ së riformatuar.

4 të zgjedhurit janë Damian Gjiknuri i PartisëSocialiste, Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe LSI, si dhe Myslym Murrizi e Edmond Stojku të opozitës parlamentare.

Emri i Bylykbashit erdhi pas takimit në selinë blu të Petrit Vasilit me Sekretarin  e Përgjithshëm të PD, ndërsa ai është edhe përfaqësuesi opozitës në Këshillin politik. Organi i ri i zgjedhjeve pritet të formohet brenda 19 tetorit, ndërkohë që ata që duan të jenë pjesë e KQZ së riformatuar kanë afat deri më 18 shtator për të aplikuar për një nga 12 vendet.

Ndërkohë Bylykbashi dhe Gjiknuri do të duhet të vijojnë punën dhe në Këshillin Politik për të detajuar hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve si dhe të dakordësohen për çështje të tjera teknike siç është edhe fleta e votimit.Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re
Mazhoranca
Damian Gjinkuri
Pritet zyrtarizimi i 2 emrave të tjerë
Opozita e re
Edmond Stojku
Myslim Murrizi
Opozita jashtë parlamentare
Oerd Bylykbashi

Buy Now on CodeCanyon