Surprise Me!

Kujtim Gjuzi: Nëse Macja e Taqos vjen në Shqipëri (i drejtohet kryeministrit grek), do ketë trazira

2020-12-05 0 Dailymotion

Deputeti Kujtim Gjuzi nuk ndal bëmat e tij edhe pse shpesh i cilësojmë si batuta. Duke folur për marrëveshjen me detin në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Gjuzi i drejtohet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis si macja e Taqos si himarjot i hershëm. Ai madje ashpërson tonet duke thënë se nëse nuk tërhiqet nga deklarata e zgjerimit me 12 milje nuk do të lejohet të hyjë dhe se konservatorët do të shkaktojnë trazira.<br /><br />?Nuk mund të lë pa përmendur se zona ekonomike poshtë te ishulli Othoni që kërkohet nga kryeministri grek.... Micotaqis i riu. Ne i themi macja e Taqos atij në shqip shqip se ai është himarjot me të hershmen. Do ti themi të jetë i kujdesshëm me deklaratat se nëse ai nuk tërheq atë deklaratë, nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri. Konservatorët do ti dalim përpara dhe do krijojmë incidente?, u shpreh deputeti Gjuzi.

Buy Now on CodeCanyon