Kryeministri Edi Rama si çdo ditë ka uruar mirëmëngjes duke nxjerrë në pah punët e qeverisë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se në disa kantiere të mëdha, puna vijon pa u ndalur.

Në videon e publikuar, shikohen punimet e deritanishme të mbikalimit që do të bëhet tek dogana. Punimet në këtë kantier kanë nisur që në nëntor të vitit 2018.

"Mirëmëngjes, dhe me ritmin e disa kantiereve të mëdha ku puna vazhdon pa u ndalur, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.