Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një video se si duhen dërguar fëmijët në shkollë, gjatë kohës së pandemisë.<br /><br />Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shahini shkruan se çdo prind duhet të ketë kujdes gjatë kësaj kohe për të ruajtur shëndetin e të gjithëve."Kujdesi i shtuar gjatë kësaj periudhe nga ana e çdo prindi, vetëm shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor", shkruan Shahini.